
Albania, Montenegro & North Macedonia Unite to Combat Informality, Strengthen Fair Cross-Border Labor Migration
July 10, 2025
ASDO & IHR Pilot Training in 4 Municipalities Across Albania & North Macedonia on HRBA Local Governance
September 5, 2025Në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i Menaxhimit të Migracionit të Sigurt dhe të Rregullt në Ballkanin Perëndimor”, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane dhe implementimin nga organizata ASDO, në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës përgjatë muajit Qershor 2025 u zhvilluan tre trajnime të rëndësishme për inspektorët e punës nga Shqipëria dhe vendet fqinje.
Këto aktivitete, të mbajtura në Shkodër, Tiranë dhe Pogradec, synuan ngritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe përafrimin e praktikave të inspektimit me standardet rajonale dhe ato të Bashkimit Evropian.
Shkodër – Nxitja e Bashkëpunimit me Malin e Zi
Në Shkodër, inspektorë të punës nga Shqipëria dhe Mali i Zi ndanë eksperienca dhe praktika mbi mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë. Krahasimi i strukturave të trupave inspektuese në të dy vendet, diskutimet mbi mekanizmat e inspektimit dhe propozimet konkrete për shkëmbim informacioni ndërinstitucional shënuan momente kyçe të këtij trajnimi.
Tiranë – Trajnim Kombëtar për Inspektorët e Shqipërisë
Në vijim, në Tiranë u organizua një trajnim kombëtar i fokusuar në sfidat e tregut të punës dhe të migracionit. Inspektorët nga të gjitha qarqet e vendit analizuan praktikat e punësimit të përkohshëm, rregullimin e agjencive të punësimit dhe rolin e tyre në garantimin e të drejtave të punonjësve shtëpiakë. Përmes rasteve konkrete dhe diskutimeve interaktive, u ndërtuan rrugë të reja për një inspektim më efikas dhe të harmonizuar me standardet evropiane.
Pogradec – Bashkëpunim Ndërkufitar me Maqedoninë e Veriut Inspektorët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën në Pogradec, ku punuan së bashku për të rishikuar procedurat ekzistuese, identifikuar boshllëqet dhe testuar përmes ushtrimeve praktike mënyrat e përmirësimit të koordinimit ndërinstitucional. Ky trajnim konfirmoi angazhimin për një mekanizëm të qëndrueshëm të shkëmbimit të të dhënave dhe për një mjedis pune më të sigurt dhe dinjitoz për punëtorët migrantë.
Një seri trajnimesh me ndikim rajonal
Këto trajnime nuk janë veçse pjesë e një procesi më të gjerë, që synon të garantojë se punëtorët migrantë gëzojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje dhe dinjiteti kudo ku punojnë. Përmes bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të përvojave dhe përafrimit të standardeve, Shqipëria dhe vendet fqinje po ndërtojnë një sistem më transparent, më të drejtë dhe më efektiv për të gjithë punonjësit në lëvizje në Ballkanin Perëndimor.






