
Shkodra, the first city who welcomed “BiblioTech” project
June 14, 2022
Tech Camp, three days inside the world of technology
October 6, 2022Si të ndihmojmë fëmijët dhe adoleshentët të dallojnë lajmet e rrema apo “fake news” online.
Mbani mend popularitetin e Tik Tok dhe videove të shkurtra që fituan zemrën e sa e sa fëmijëve dhe adoleshentëve në mbarë botën. Mijëra video të pafajshme dhe argëtuese që ngarkohen online çdo minutë janë tani pjesë e përditshmërisë tonw. Po çfarë ndodh kur mediat sociale behën arenë apo kanale shprehjeje për mijëra persona që janë duke përjetuar momentet me të vështira të jetës së tyre në mes të luftës?
Pushtimi rus i Ukrainës dhe tragjedia që po përjetohet nga civilët, të rritur e fëmijë ka tashmë një kanal të dedikuar ku pasqyrohet: Tik Tok. Megjithëse është bërë normale që ngjarjet kryesore të kronikës të gjenerojnë lajm, imazhe dhe video të fabrikuara enkas, lufta në Ukrainë po nxjerr në pah rrethana të veçanta që do të ndikojnë në mënyrën se si fëmijët dhe adoleshentët reagojnë ndaj “fake news” apo lajmereve të rreme. Çdo ditë ata po hasin online video me përmbajtje sa të frikshme, të guximshme, aq dhe tw rrezikshme pwr tw drejten e tyre tw informimit.
Sot TikTok është një burim kryesor informacioni për fëmijët dhe adoleshentët. Në jetën e tyre diçka është lajm, event apo thashethem nëse e shohin apo e ndajnë në Tik Tok. Sot, në 2022, TikTok papritmas është bëre mediumi më i përdorur në përhapjen e informacionit përmes imazheve dhe videove. Qindra fotografi dhe video hidhen online nga lufta, nga përditshmëria në shtetrrethim, nga nisja për luftë e ushtarëve të rinj, nga jeta e fëmijëve të plagosur apo nga ata që e kane humbur atë. Por jo çdo gjë që shfaqet në Tik Tok është e vërtetë. Ekspertët e mbrojtjes së fëmijëve ngrenë shqetësimin pwr “Fake News” apo fabrikimin e lajmeve tw rrema për tw manipuluar njw brez tw tërë.
Çfarë duhet të dinë prindërit dhe si mund t’i ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre të dallojnë të rremwn nga e vërteta? Të gjithë profesionistwt inkurajojnë prindërit dhe mësuesit të udhëzojnë sa më mirë dhe ti hapin sytë fëmijëve dhe të rinjve mbi materialet e rrema, të pavërtëta apo të trilluara për njëren apo tjetrën palë. A i udhëzojmë fëmijët të pyesin: “Pse po e shoh këtë? Pse po më serviret kjo? A ka qëllime apo arsye të mundshme pse po ndodh kjo?”. Është kritike, pavarësisht se çfarë përmbajtje ata shohin online, edhe nëse është potencialisht “e vërtetë”. Për fëmijët dhe adoleshentët të menduarit kritik ka implikime më të thella që vijnë nga të besuarit verbërisht në atë që shohin në internet dhe vënien në dyshim të asaj çka shohin online, përfshirë edhe luftën në Ukrainë.
Tema e aftësimit digjital dhe mbrojtjes online është pikërisht edhe një ndër temat që UNICEF në Shqipëri në bashkepunim me organizatën ASDO dhe Bashkitë e Tiranës, Korçës dhe Shkodrës janë duke zbatuar në kuadër të programit “Bibliotech: Transformimi i bibliotekave publike në hub-e teknologjike për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri”. Aftësimi digjital sot është thelbësor për të pajisur fëmijët dhe adoleshentët me dijen dhe aftësitë për të përdorur teknologjinë digjitale në mënyra të sigurta, të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme.
Gjatë orëve dhe sesioneve trajnuese fëmijët fuqizohen me këshilla dhe shembuj praktikë si të pikasin lajmin e rremë dhe si të mendojne në mënyrë kritike ndaj një video apo materiali që i serviret. Në këtë rast, tsunami informativ për luftën në Ukrainë është shëmbulli perfekt.
Cilat janë këshillat kryesore për zbulimin e informacionit të rremë dhe cilat pyetje duhet t’i bëjnë vetes fëmijët dhe të rinjtë kur shohin përmbajtje në mediat sociale? Ardita Keraj, psikologe klinike dhe ekperte e mbrojtjes së fëmijëve na udhëzon:
- Pyesni veten: Çfarë po shoh? Çfarë përmbajtje po më serviret? Pse po më jepet kjo përmbajtje? A e kuptoni se si funksionon algoritmi që po më servir këtë video, imazh apo lajm?
- Kërkoni URL të pazakonta, emra faqesh, apo faqe që përfundojnë me një “dot co.”
- Kërkoni për shenja pikësimi që bien në sy – fjalë me shkronja të mëdha, tituj që kanë gabime gramatikore, imazhe vërtet të bujshme – duan t’ju trondisin;
- Kontrolloni seksionin “Rreth nesh” të një faqe interneti. Zbuloni se kush e mbështet websajtin ose kush është i lidhur me të. Nëse kjo nuk ekziston dhe ju kërkon të regjistroheni përpara, kjo duhet të jetë një sinjal alarmi;
- Merrni parasysh nëse mediat e tjera të besueshme të lajmeve po raportojnë të njëjtin lajm – vërtetoni historinë. Nëse nuk janë, nuk do të thotë se nuk është e vërtetë, por do të thotë që patjetër duhet të gërmoni më thellë.
- E fundit, e cila është gjithashtu një pyetje për t’i bërë vetes, është të kontrolloni emocionet tuaja: duke klikuar imazhin apo videon dhe lajmet e rreme duan nga ty një reagim. Nëse lajmi ju bën të ndiheni të zemëruar, mund të jetë një shenjë se duhet të gërmoni më thellë dhe të kontrolloni burime të shumta.





