
Marrëdhënia jetike mes startup-eve dhe dështimit
April 8, 2022
Ndërtimi i faqeve të internetit falas në WordPress, kostot e fshehura të saj ?
April 8, 2022Plug-ins (shtojcat), ofrojnë funksione të ndryshme për prersonalizimin e faqeve në WordPress. Pavarësisht nëse jeni një përdorues me përvojë apo i ri. WordPress na ofron mundësinë e përdorimit të më shumë se 55,000 plug-ins.
Çfarë janë plug-ins dhe funksionalitetit i tyre ?
Plug-ins janë disa programe të koduar të cilët kanë funksione të caktuara për shtimin e moduleve të gatshme për faqet e internetit për platformën WordPress. Ato janë të thjeshta për t’u instaluar dhe për t’u përdorur.
Ato mund ti gjejmë në plulin e administrimit të WordPress në dritaren plugins
Shumë plug-ins gjenden dhe jashtë WordPress, të cilat mund ti shtohen gjatë ndërtimit të faqeve tona për të përmbushur nevoja specifike.
Nëpërmjet plug-ins ne mund të kthejmë lehtësisht faqen nga faqe bazike në një dyqan shumë-funksional. Ato mund të përmirësojnë lundrimin në faqe të risim sigurinë të përmirësojnë mënyrën e administrimit të dhënave, të nxjerrim statistika dhe shumë funksione të tjera
Shtojcat a janë një objekt sulmi ?
Duke qenë se të gjithë zhvilluesit dhe përdoruesit e platformës së WordPress përdorin plug-ins pa përjashtim kjo është arsyeja më kryesore pse hakersat përqendorohen me sulme në këtë pikë. Të gjitha plug-ins pavarësisht nga siguria që ofrojnë janë të ndjeshëm në prekshmëri ndaj suleve të ndryshme.
Po kur kemi më shumë rrezikshmëri në përdorimin e Plug-ins ?
Shumë plug-ins ofrohem me dy variante një pa pagese me funksione të reduktuara dhe versionet me pagesë me të gjitha funksionalitetet aktive.
Rëndomtë në tregun e internetit qarkullojnë versione të cilat janë të modifikuara nga krakesat, persona që thyejnë kodet e programeve, dhe këto variante ofrohen në mënyre ilegale përdoruesve.
Shumë nga ne mendojnë se përdorimi i tyre nuk ka rrezikshmëri, por në të vërtet ajo janë kërcënimi më i madh për sigurinë e faqes tone, sepse plug-ins i krakuar mund të përmbajë kode shtese për komunikim me jashtë apo të ndërhyjë në bazën e të dhënave apo për të bërë të lehtë aksesimin në serverin ku kemi të instaluar WordPress.
Gjithsesi përdorimi i plug-ins është e pashmangshme, por ne duhet të jemi të kujdesshëm gjatë përdorimit të tyre, të përditësohemi me variantet e fundit dhe të jemi vigjilent për të lexuar artikuj të ndryshëm, ku jepen informacione mbi sulme të ardhura nga plug-ins.
MSc. Enxhi Mete
Pedagog, Ekspert ICT





