
ASDO Participates in NECE Festival 2025 in Oslo Alongside Civic Education Leaders
September 15, 2025
Get in the Ring Albania 2025: “Katalogim” Crowned Champion, Greecon Heads Abroad
September 26, 2025Programi Get In the Ring (GIR) Albania zhvilloi me sukses më datë 17 shtator 2025, pranë Innovation Hub tek Piramida, Tiranë, Ditën e Mentorimit, një aktivitet i dedikuar për fuqizimin e start-up-eve pjesëmarrëse në këtë edicion. Aktiviteti solli bashkë mentorë të mirënjohur nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, të cilët ndanë përvojën dhe ekspertizën e tyre për të ndihmuar themeluesit e rinj të zhvillojnë strategjitë e duhura dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre drejt rritjes.
Start-upet patën mundësinë të mentoroheshin, udhëzoheshin dhe frymëzoheshin nga:
Ermira Shyti, Eksperte me përvojë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Sigurimin e Cilësisë dhe Arsimin, Drejtuese e komponentit të karrierës, në Helvetas (projekti RisiAlbania), mbeshtetws kryesor i GIR Albania 2025
Elias Mazloum, sipërmarrës social dhe konsulent ndërkombëtar nga Libani
Gerhard Veizi, sipërmarrës nga Shqipëria, themelues i nismave në ekonominë qarkulluese, inovacionin ushqimor dhe industrinë kulturore
Denis Alizoti, profesionist përkushtuar në fushwn e edukimit, kordinator I Projekteve nw Junior Achievement Albania
Geart Ferhati, Fitues i Edicionit të Parë në Get in the Ring Albania 2024
Daniela Haxhi, Drejtor i Transformimit Digjital në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit
Rose-Marie Henny, Profesioniste zvicerane me eksperiencë të gjerë në ndihmën humanitare, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin organizativ
Këta profesionistë të fushave të ndryshme, nga financat dhe inovacioni tek sipërmarrja dhe zhvillimi i biznesit, ndanë praktikat më të mira dhe eksperiencat e tyre personale mbi ndërtimin e bizneseve të suksesshme.
Fokus mbi rritjen e qëndrueshme
Dita e Mentorimit u ndërtua mbi sesione një-me-një dhe punë në grupe, ku start-upet morën feedback praktik mbi modelet e biznesit, marketingun digjital, menaxhimin financiar dhe përgatitjen për investime. Për shumë prej tyre, kjo përvojë u kthye në një pikë kthese për të qartësuar vizionin, përmirësuar ofertën e tyre dhe për t’u përgatitur më mirë për tregun dhe investitorët.
Një ekosistem që bashkon
Përveç njohurive praktike, Dita e Mentorimit shërbeu edhe si një hapësirë rrjetëzimi, ku start-upet u lidhën drejtpërdrejt me mentorët, por edhe me aktorë të tjerë të ekosistemit të inovacionit në Shqipëri. Ky bashkëpunim i ngushtë është thelbësor për ndërtimin e një kulture sipërmarrëse që promovon inovacionin, bashkëpunimin dhe rritjen e qëndrueshme.





