
Promoting fair recruitment and mitigating precarious working conditions for migrant workers in the Western Balkans
November 26, 2024
Balkan Human Rights Cities Initiative
December 15, 2024Takim i Përbashkët me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, GIZ Albania, dhe ASDO për Fuqizimin e Migrantëve dhe Bashkëpunimin Rajonal.
Në javën e parë të dhjetorit 2024, ASDO dhe Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHPSH) pritën një delegacion nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) për të parë mundësitë e bashkëpunimit në projekte zhvillimore në Shqipëri.
Gjatë takimit, u diskutua mbi projektin aktual që po zbatohet në kuadër të qasjes 3R (Rekrutim, Rehabilitim, dhe Rikthim). Projekti ka si synim fuqizimin e migrantëve, përmirësimin e praktikave të inspektimit të punës dhe promovimin e etikës në rekrutim. U theksua rëndësia e krijimit të kushteve të drejta dhe të sigurta për punonjësit migrantë, duke adresuar sfidat që lidhen me përfshirjen e tyre në tregun e punës dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Gjithashtu, një temë e rëndësishme ishte bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe diskutuan mbi mundësitë për të forcuar praktikat rajonale në menaxhimin e migracionit dhe vendosjen e standardeve të përbashkëta për rekrutimin dhe trajtimin e punonjësve.
Gjatë bisedimeve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit trepalësh mes donatorëve, institucioneve shtetërore, si ISHPSH-ja, dhe organizatave të shoqërisë civile si ASDO, për të garantuar efektivitet dhe qëndrueshmëri në zbatimin e projekteve. Përvoja e përbashkët e këtyre institucioneve në zbatimin e qasjeve inovative për mbrojtjen e grupeve vulnerabël u prezantua si një model i mirë bashkëpunimi. Delegacioni i BMZ-së shprehu vlerësimin për progresin e bërë deri më tani dhe vuri në dukje potencialin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të tjera strategjike. Takimi u përmbyll me angazhime konkrete për vazhdimin e punës në drejtim të përmirësimit të kushteve për punonjësit migrantë dhe përforcimin e partneriteteve rajonale dhe ndërkombëtare.





