FAQ's - ASDO
1Çfarë është BiblioTech?
BiblioTech është një nismë e Bashkisë Tiranë dhe UNICEF Albania, e cila ka për qëllim të shndërrojë bibliotekat e lagjeve në inkubatorë të teknologjisë për fëmijët, të rinjtë dhe gjithë komunitetin.
2Cilat janë bibliotekat e përfshira në nismë?
Bibliotekat, të cilat janë pjesë e transformimit në hapësira funksionale janë: “Musine Kokalari”, “Hamit Beqja”, “Misto Treska” dhe “Aleksandër Moisiu”.
3Çfarë do të ndodhë me to si biblioteka?
Të katërta bibliotekat, që do të jenë pjesë e projektit, do të vijojnë funksionin e tyre primar, por ambientet e tyre do të shndërrohen edhe në kënde të veçanta, të pajisura me logjistikë teknologjike, të posaçme për fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
4Cilët do të jenë përfituesit e nismës?
Këndet teknologjike do të organizohen në funksion të fëmijëve, të të rinjve, startup-eve dhe do të kenë si qëllim nxitjen e edukimin digjital, sigurinë online, si dhe aftësimin në fushën e teknologjisë së komunikimit (TIK). Përfitues të projektit do të jenë edhe prindërit, përfaqësues biznesi dhe njësive vendore.
5A do të jenë të hapura për komunitetin?
Po! Ambientet do të jenë të hapura për të gjithë komunitetin, jo vetëm për edukimin digjital dhe tema që kanë lidhje me TIK, por edhe për argetimin e fëmijëve të vegjël.
6A janë të rrezikuar fëmijët dhe të rinjtë nga përdorimi i pakontrolluar i internetit brenda BiblioTech-ave?
Jo, sepse nëpërmjet certifikimit “Friendly Wi-Fi”, prindërit dhe familjet janë të sigurt që interneti që fëmijët e tyre aksesojnë në 4 bibliotekat do të jetë i filtruar nga abuzimi seksual i fëmijëve dhe pornografia me të rritur.
7Kur do të fillojë publiku të frekuentojë ambientet e reja të BiblioTech-ave?
Së shpejti, të gjitha pajisjet teknologjike do të vendosen pranë katër bibliotekave dhe do të jenë të aksesueshme për publikun.
8Do të ketë tarifa shtesë për frekuentuesit e BiblioTech-ave?
Jo! Frektuentimi është i lirë kundrejt asnjë lloj pagese. Në rast se haseni me çdolloj mesazhi tjetër raportoni menjëherë në adresën elektronike/numrin e telefonit…….