Gjatë muajit dhjetor 2021 Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm së bashku me qytetin pilot Shkodër, bashkëpunoi me UNICEF Shqipëri për të shtuar në hapësirat e qendrave të tyre publike, këndin BiblioTech.
Si një prej koncepteve më të bukura teknologjike, bibliotech u përqafua më shumë entuziazëm jo vetëm nga bashkia e qytetit, por edhe nga të rinjtë pjesëmarrës në inagurimin e hapësirave.
Ky investim erdhi në kuadrin e angazhimit të UNICEF-it për të fuqizuar fëmijët dhe të rinjtë me të mësuarit dhe aftësitë digjitale për të parandaluar dhe përballur me rreziqet online, duke u krijuar atyre një hapësirë interaktive dhe të mbrojtur nga materialet abuzive falë #FriendlyWiFi.
Këndet bibliotech u pajisën me mjete të teknologjisë së fundit, ku çdo fëmijë dhe i rritur do të ketë mundësinë të zhvillojë aftësitë e tyre teknologjike, mësimin digjital, si edhe të marrin pjesë në trajnimet që do të ofrohen në ato hapësira.
Nisma bibliotech vjen si vazhdim i punës së Unicef-it dhe bashkive kryesore të Shqipërisë për t’i kthyer qytetet në miqësore për fëmijët dhe “qytete të zgjuara” për banorët e tyre. Pjesë e komponentit parandalues të programit ‘Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria’, të financuar nga Fondi për Skllavërinë Moderne të Mbretërisë së Bashkuar, këndi bibliotech në Shkodër tashmë është kthyer në hapësirën e preferuar të shumë të rinjve të apasionuar pas teknologjisë. Kjo si rrjedhojë edhe e faktit që prej nisjes së muajit Dhjetor, UNICEF u ka mundësuar edhe trajnime profesionale me ekspertë vendas në fushat e: sigurisë në internet, ndërtimit të një website në wordpress, nisjen e suksesshme të një startupi dhe kriptovalutat.
Pjesëmarrëse në inagurimin e këndit bibliotech në Shkodër ishte edhe Kryetarja e Bashkisë, znj. Voltana Ademi dhe Dr. Roberto De Bernardi, Përfaqësues i Përhershëm i UNICEF Shqipëri. Znj. Ademi shprehu mirënjohjen e saj për investimin e rëndësishëm nga i cil do të përfitojnë të rinjtë shkodranë.
Në vijim të programit BiblioTech, në Shkodër dhe Tiranë do të vazhdojnë seancat trajnuese me ekspertë në fusha të ndryshme të cilët do të ofrojnë seminare, sesione informimi, aktivitete të lehtësuara nga teknologjia mbi edukimin digjital, sigurinë në internet, teknologjinë, start-upe etj. për fëmijët dhe të rinjtë e qytetit.
Cookie | Duration | Description |
---|---|---|
cookielawinfo-checbox-analytics | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics". |
cookielawinfo-checbox-functional | 11 months | The cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional". |
cookielawinfo-checbox-others | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other. |
cookielawinfo-checkbox-necessary | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary". |
cookielawinfo-checkbox-performance | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance". |
viewed_cookie_policy | 11 months | The cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data. |