Marrëdhënia jetike mes startup-eve dhe dështimit
Mund të keni dëgjuar për startup-et dhe për zgjidhjet e çuditshme të reja që ato ofrojnë në treg. Gjithnjë të foksuar në teknologji ose në inovacion, startup-et tentojnë të sjellin pa pushim gjëra të reja edhe në jetët tona.
Por, nëse në botën e biznesit disa aspekte në të bërin biznes mund të jenë të njohura dhe të ditura, në botën e startup-eve ka më shumë hipoteza se sa të njohura. Praktiksht ndërtimi i një startup-i është si të dish që përpara ke një pyll të madh dhe të dendur por asnjë ide se çfarë kafshësh apo bimësh terreni mund të përmbajë. Ah dhe në dorë ke vetëm një litar, asnjë gjë tjetër.
Pikërisht për nga natyra ekploruese që ka startup-i, gjatë gjithë kohës has në vështirësi nga më të ndryshmet të madhësive të pa parashikuara si dhe madje me frekuencë më të lartë se një biznes tjetër tradicional.
I gjithë ky ambjent pasigurie që e rrethon ja rrit shanset e dështimit dhe të konsumimit startup-it dhe sipërmarrësit ose ekipit që e drejton. Meqë jemi në këtë pikë, të qenurit vetëm apo ekip në një startup është gjithashtu një nga temat më të mëdha në lidhje me të gjithë aspektet e startup-it.
Pra, marrëdhënia mes startup-eve dhe dështimit është e pashmangshme. 90% e startup-eve dështojnë dhe kjo nuk është një tragjedi. Madje edhe brenda 10%-shit që kanë sukses ka sërish të dhëna mbi ecurinë se si dështojnë ose ndryshojnë drejtim. Mos u trembni nga kjo shifër, kujtoni shembullin e pyllit, jo të gjithë mund të dalin në anën tjetër të pyllit të dendur, vetëm me një litar.
Megjithatë në botën e startup-eve dhe sipërmarrësve, dështimi nuk është një gjë nga e cila tremben. Pavarësisht se të gjithë e dinë se mund të jenë pjesë e 90%-shit sërish shpresojnë të jenë ndër ato 10% që arrijnë suksesin dhe rriten. Në grafikun e mëposhtëm janë mbledhur arsyet kryesore përse startupet dështojnë.
Nëse po mendoni të filloni një startup ose njihni një startup që ka dështuar, mbase grafiku i mësipërm mund t’ju shërbejë të kuptoni pak se si t’i qaseni pyllit të dendur.
Sipërmarrësit që ndërtojnë startup-e jo vetëm që e njohin probabilitetin e lartë të dështimit por e llogarisin atë edhe si pjesë e recetës së suksesit. Një dështim mbetet i tillë vetëm nëse nuk ka proces reflektimi dhe mësime të nxjerra. Ka sipërmarrës të cilët megjithëse i lexojnë dhe i shohin tek të tjerët të gjitha këto, të dashuruar pas idesë që kanë i injorojnë të gjitha këto e patjetër që dështimi është pika fundore për ta.
Ndaj, nëse dëshironi të ndërtoni një startup vazhdoni të punoni fort duke patur parasysh se do të ketë plot të papritura, shumë mësime por mbi të gjitha një eksperiencë unike e cila nuk i ngjan asnjë tjetre.
Cookie | Duration | Description |
---|---|---|
cookielawinfo-checbox-analytics | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics". |
cookielawinfo-checbox-functional | 11 months | The cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional". |
cookielawinfo-checbox-others | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other. |
cookielawinfo-checkbox-necessary | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary". |
cookielawinfo-checkbox-performance | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance". |
viewed_cookie_policy | 11 months | The cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data. |