

Tech Camp – Day 1 – Robotikë
Gjatë ditës së parë do të mësojmë rreth Robotikës.
Robotika merret me projektimin, ndërtimin, operimin dhe përdorimin e robotëve, si dhe sistemet kompjuterike për kontrollin e tyre, dhe përpunimin e informacionit. Robotika ndërthur njohuritë elektronike dhe të programimit. Një robot është një makeneri fizikie ose kompjuterike e cila është e aftë për të kryer një seri komplekse veprimesh automatikisht.
Në këtë trajnim ne do të merremi me krijimin e këtyre pajisjeve dhe kuptimin e tyre, duke u njohur hap pas hapi me komponentët fizike, nga rezistencat deri te sensorët e avancuar. Asemblimin e tyre dhe programimin me qarqe si Arduino, Microbit, mBot etj.
Në fund fëmijët do të jenë në gjendje të:
- Kuptojë se çfarë është një robot
- Të arrijë të japi komanda bazike robotit
- Të njohë pjesët fizike që shërbejnë për ndërtimin e robotit
- Të arrije të bëjë lidhjet dhe konfigurimet midis pjesëve fizike
- Të mund të shpjegojë logjikën e lidhjeve fizike dhe të kodit
- Të programojë robotin sipas funksionliteteve që ka dëshirë
Platformat e përdorura:
Qarqet: Arduino, Microbit, mBot
Software: Arduino, Microbit/Python, Mblock
Projektet që do të punohen: Semafori, Sistem sigurie me Sensori Ultrasonic dhe Potenciometër, RGB.
PROGRAMI
10:00 Mbërritja në qendër/ socializimi me pjesëmarrësit
10:30 Hapet laboratori/ të rinjtë zënë vend për të filluar sesionin
12:30 Pushim dreke
13:30 Fëmijët ndahen në grupe dhe bëhen lojëra zbavitëse
15:00 Zhvillimi i pjesës së dytë të kursit
16:30 Lojëra argëtuese
Weather
