BIBLIOTECH

Informacion mbi projektin

 

Albania Sustainable Development Organization (A.S.D.O) në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe me mbështetjen e plotë të UNICEF janë pjesë e shndërrimit të katër prej bibliotekave të kryeqytetit, në mjedise të posaçme për fëmijë dhe të rinj, të apasionuar pas Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, perms iniciativës “BiblioTech”.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, katër prej bibliotekave publike të Tiranës, konkretisht “Hamit Beqja”, “Misto Treska”, “Musine Kokalari” dhe “Aleksander Moisiu”, të cilat janë pjesë e inicativës, do të

Transformim i katër bibliotekave publike të Tiranës, konkretisht “Hamit Beqja”, “Misto Treska”, “Musine Kokalari” dhe “Aleksander Moisiu” në vende pritëse për aktivitete dhe shërbime lidhur me Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe inovacionin për fëmijët dhe të rinjtë e komunitetit.

Shnderrimi i bibliotekave të përfshira në iniciativë do të nxisë edukimin digjital, sigurinë online, si dhe aftësimin në fushën TIK. Mjediset e bibliotekave do të jenë të hapura për startups, inkubatorë dhe aktivitete të ndryshme inovatore për fëmijë e të rinj.

Inkubatorët funksionalë të ‘BiblioTech’ do të zgjerojnë hartën e zonave në Tiranë, të cilat ofrojnë ‘FriendlyWiFi’ duke mbrojtur fëmijët nga çdo lloj abuzimi kibernetik apo shfaqje e materialeve pornografike e njëkohësisht duke i lejuar të lundrojnë në mënyrë të sigurt në internet në ambientet e laboratorëve.

‘BiblioTech’ do të ketë një rol mbështetës, jo vetëm si katalizator për të nxitur zhvillimin e ideve të TIK-ut, por edhe për të ndihmuar të rinjtë në përdorimin e teknologjisë më të fundit, të përfitojnë prej saj dhe të jenë të kujdesshëm me informacionin e marrë.

Seancat informuese të ‘BiblioTech’ do të promovojnë dhe mbështesin përfshirjen sociale, duke mundësuar zhvillimin e programeve të qëndrueshme teknologjike të të rinjve, dhe rritur përfshirjen e tyre aktive në sipërmarrjen në TIK.

Grupet e synuara janë të gjithë të rinjtë e komunitetit, fëmijët, studentët, gratë, prindërit, përfaqësues biznesi dhe njësive vendore.

1 (1)

VIDEO

1 (1)

PHOTO